Afro 120 mijë qytetarë kanë shfrytëzuar tragetet e linjave nga porti i Durrësit ose 130 mijë udhëtarë më pak se në periudhën janar-qershor të 2019-ës.
Shifrat e këtij 6-mujori janë shumë më të ulta se sa ato të vitit të kaluar kur udhëtuan me tragete afro 250 mijë pasagjerë – bëhet e ditur nga Sektori i Statistikave në APD.
Kjo rënie lidhet me periudhën disamujore të pandemisë nga Covid 19, gjatë së cilës ra ndjeshëm numri i lundrimeve drejt Italisë dhe anasjelltas.
Tragetet e linjave Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona e kthim gjatë periudhës janar-qershor 2020 kanë kryer 320 lundrime vajtje-ardhje, ose 148 lundrime më pak se sa në të njejtën periudhë të vitit 2019.
Përveç udhëtarëve tragetet kanë transportuar 372 mijë tonë mallra me kamjonë dhe trajlerë. Në 6 muaj tragetet transportuan gjithashtu 20,075 autovetura, 28,424 kamionë dhe 2,341 trailerë.