20 maj 2014 – Hulumtuesit britanikë do të bëjnë studimin më të plotë që është bërë ndonjëherë për të parë nëse përdorimi i telefonave celularw dhe pajisjeve tjera pa tel ndikon në zhvillimin e trurit të fëmijëve. 

Studimi do të fokusohet në funksionet mendore, të tilla si kujtesa dhë vëmendja.

Përderisa nuk ka prova bindëse se valët e telefonave celularë prekin shëndetin, deri më sot kërkimet më të mëdha shkencore janë fokusuar te të rriturit dhe rreziku potencial nga kanceri i trurit.

Për shkak të kësaj, shkencëtarët nuk janë të sigurt nëse truri në zhvillim i fëmijëve është më i prekshëm se truri i të rriturve.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/