Një student amerikan i cili ka ndjekur lëvizjet e avionit privat të Taylor Swift është kërcënuar me veprime ligjore nga avokatët e këngëtares, por ai thjesht ka qeshur me këtë fakt dhe ka punësuar një ekip ligjor të tijin.

Shumë njerëz përpiqen ta ndjekin personalisht artisten fituese, ndërsa Jack Sweeney qëndronte i ulur në kompjuterin e tij për të zbuluar se kur avioni i saj nisej dhe kur ulej.

Por ai mori një letër nga këshilltarët e saj, të cilët theksuan se do ta ndiqnin juridikisht nëse ai nuk e mbyllte llogarinë e tij @taylorswiftjets në Instagram, për të cilën ata thonë se i shkakton Swift një “gjendje të vazhdueshme frike për sigurinë personale”. Ekipi ligjor i Swift deklaroi më tej se kjo ishte një çështje “jetë a vdekje” për këngëtaren, së cilës i është dashur vazhdimisht të zmbrapsë ndjekësit që kur ishte adoleshente.

Ndërkohë, llogaria në Instagram është çaktivizuar/fshirë dhe nuk funksionon pasi platforma pretendoi se po shkelte politikat e saj.