Durrësi ka ndezur mbrëmjen e sotme dritat e pemës gjigande të festave të fundvitit në sheshin “Liria”.

Përveç pemën, në sheshin para bashkisë janë vendosur edhe dekorime të tjera që sjellin një atmosferë festive.

Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako përmes një postimi në “Facebook”, shprehet se qytetarët duhet të festojnë dhe t`i japin dashuri njëri-tjetrin dhe të shpresojnë se viti i ardhshëm të jetë më i mirë.

“Të festojmë të gjithë së bashku dhe t`i japim sa më shumë dashuri e gëzim njëri tjetrit me shpresën e besimin se viti i ardhshëm do të jetë edhe më i mirë për ne dhe qytetin tonë.”,- shkruan ndër të tjera Sako.

POSTIMI I PLOTË I SAKOS:

Ndezëm dritat e pemës së festave të fundvitit.

Kemi zbukuruar të gjithë qytetin duke krijuar kudo një atmosferë festive.

Të festojmë të gjithë së bashku dhe ti japim sa më shumë dashuri e gëzim njëri tjetrit me shpresën e besimin se viti i ardhshëm do të jetë edhe më i mirë për ne dhe qytetin tonë.

Gëzuar Festat