Mijëra tifozë janë nisur drejt Dyseldorfit për ndeshjen Shqipëri-Spanjë. Barazimi ndaj Kroacisë ka rritur interesin e tifozëve kuqezi për të ndjekur sfidën e mbetur të grupit ndaj Spanjës.

Gjatë gjithë ditës së sotme, po valvitet flamuri kuqezi në të gjithë shëtitoren e qendrës së Dyseldorfit.
Atmosfera është shumë e bukur, ndërsa pritet që numri i tifozëve do të arrijë 80-100 mijë shqiptarë, duke përfshirë ata në stadium dhe ato që do e ndjekin sfidën jashtë stadiumit.

Tifozët shqiptarë shprehen optimistë për fitoren e Shqipërisë kundrejt Spanjës. Ndeshja Shqipëri-Spanjë do të nisë në orën 21:00.