“Drita jeshile ” për miratimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO u ndez në parim të martën në Komisionin e Punëve të Jashtme të Asamblesë Kombëtare Turke.

Presidenti i Komisionit Fuat Oktay tha se Suedia ka marrë masa kundër terrorizmit, “veçanërisht për financimin e luftës ndaj terrorizmit”.

Megjithatë, ai nxitoi të shtojë, “ne duhet të shohim ende rezultatet e pritura në luftën kundër terrorizmit”.

Pas miratimit të protokollit nga komisioni 27 anëtarësh, çështja e flaktë për SHBA-në do të hidhet në votim në seancën plenare të Asamblesë Kombëtare dhe më pas vendimi do të nënshkruhet nga presidenti Erdogan .

Çështja e anëtarësimit të Suedisë në NATO u diskutua gjatë bisedës së fundit telefonike mes Rexhep Tajip Erdogan dhe presidentit amerikan Joe Biden .

Në deklaratat e tij, Erdogan sugjeroi që miratimi i protokollit të anëtarësimit të Suedisë në Aleancë të bëhet njëkohësisht me miratimin nga Kongresi Amerikan për shitjen në Turqi të avionëve F-16 dhe kompleteve të modernizimit për flotën luftarake ekzistuese të Forcave Ajrore Turke.