Lufta për mbijetesë këtë sezon në Superiore duket shumë e ndezur, me 5 skuadra që ndodhen në garë për të qëndruar sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit shqiptar.Nga Kukësi i vendit të fundit, deri te Laçi i vendit të 6-ë, skuadrat i ndajnë vetëm 4 pikë.Verilindorët duket se kanë filluar të reagojnë disi me trajnerin Hallaçi, pasi kanë marrë 4 pikë në dy ndeshjet e fundit.Në vendin e 8 dhe të 9 ndodhen Bylisi me Teutën me 17 pikë, një më shumë se verilindorët. Durrsakët kanë ndryshuar fytyrë me trajnerin Edi Martini dhe duket se tashmë mbijetesa shihet si një mision i mundur. Nga ana tjetër, ballshiotët e nisën mjaft mirë këtë sezon, duke qenë një surprizë, por më pas rezultatet zhgënjyese bënë që ata të binin në zonën “playout”.Kastrioti i trajnerit Mema nuk fiton prej dy ndeshjesh dhe tashmë e shikon veten në vendin e 7-ë me 18 pikë.laçi një moment u duk sikur e la pas garën për mbijetesë, por dy humbjet e fundit radhazi bënë dhe njëherë që kurbinasit të mendojnë sërish për mbijetesën, edhe pse Europa ndodhet vetëm 5 pikë larg.
KALENDARI I KUKËSIT:
KUKËSI – ERZENI
EGNATIA – KUKËSI
KUKËSI – TIRANA
VLLAZNIA – KUKËSI
KALENDARI I TEUTËS:
TEUTA – EGNATIA
PARTIZANI – TEUTA
LAÇI – TEUTA
TEUTA – BYLIS
KALENDARI I BYLISIT:
TIRANA – BYLIS
BYLIS – VLLAZNIA
BYLIS – KASTRIOTI
TEUTA – BYLIS
KALENDARI I KASTRIOTIT:
KASTRIOTI – PARTIZANI
LAÇI – KASTRIOTI
BYLIS – KASTRIOTI
KASTRIOTI – ERZENI
KALENDARI I LAÇIT:
VLLAZNIA – LAÇI
LAÇI – KASTRIOTI
LAÇI – TEUTA
PARTIZANI – LAÇI





