Të gjithë e mbajmë mend zënkën e famshme në distancë mes Noizy-t dhe Ledion Liços.
Njëri nga Dubai e tjetri nga skena e eventit “Top Awards” lëshuan deklarata të forta kundër njëri-tjetrit, ku shkak u bë bojkotimi që reperi i bëri spektaklit të organizuar nga Top Channel. I ftuar në NRG në bisedë me Arjonin dhe Julkën, Ledioni nuk mund t’i shpëtonte pyetjes për sherrin e famshëm të vitit të kaluar.
Ai thënë se në fakt nuk e priste që Noizy të mos shfaqej në skenë sepse dy ditë përpara finales së madhe ata ishin takuar me njëri- tjetrin për të folur për detajet e performancës dhe çdo gjë ishte në rregull, sipas blitz.al.
Më pas, për sa u përket ofendimeve, ai ka treguar se nga Noizy dhe njerëz të nivelit të tij nuk merr për bazë asgjë dhe nuk ndihet i ofenduar, thjesht i vjen keq që Noizy iu kundërvu një produksioni të cilin e bëri ky që është sot. “Top Media e ka bërë Noizy-n atë që është sot”, – ka thënë Ledioni, duke theksuar më vonë se do të priste që Noizy t’i kërkonte falje personalisht, pasi tërthorazi ai e ka bërë në “Xing me Ermalin”.