Këngëtarja e famshme, Pink ka folur hapur për një humbje tragjike që përjetoi kur ishte adoleshente. Teksa fliste hapur për albumin e saj të ri “Hurts 2B Human”, këngëtarja zbuloi se ka pësuar një abort kur ishte vetëm 17 vjeç.
Ajo tha se ndihej sikur trupi iu shkatërrua pasi humbi foshnjen ndërsa sqaroi se një nga këngët e saj i dedikohej incidenteve traumatike të aborteve të tjera që kishte pasur më pas.
“…Unë kam një trup të stërvitur por në fakt në moshën 17-vjeçare kam pasur një abort. Unë doja ta mbaja atë fëmijë. Kur ajo i ndodh një gruaje apo një vajzë të re, ty të duket sikur trupi jot të urren dhe trupi jot është i shkatërruar dhe nuk do të bëj atë që duhet të bëj. Kam pasur disa aborte që atëherë, ndaj mendoj se është e rëndësishme të flitet për këtë, për atë që je në të vërtet dhe dhibjen që kalon…”, ndërsa ka rrëfyer se ka bërë terapi për të përballuar abortin në adoleshncë pesë vite pasi ai ndodhi dhe falenderoi për këtë ish-asistenten e saj Laura Wilson.
39-vjeçarja është e martuar prej 13 vitesh me Carey Hart dhe kanë dy fëmijë së bashku, vajzën Willow Sage, 7-vjeçe dhe djalin Jameson Moon, 2-vjeç.





