Noizy është padyshim një nga reperët më të suksesshëm dhe të dashur shqiptar.
Këtë fundjavë, ai ka publikuar në rrjete sociale një foto ku shfaqet në jug të Shqipërisë. Krahas fotos, ka rënë në sy komenti i një prej ndjekësve të tij i cili ka shkruar:
“Të paska dalë një gungë mbrapa si bugzyt”. Por Noizy nuk ka hezituar t’i kthejë përgjigje se ajo gungë është pasojë e një aksidenti që ai ka patur në 2014: “Është nga aksidenti”.
Reperi është aksidentuar në nëntor të vitit 2014 në autostradën Tiranë-Durrës. Në momentin që Noizy po tentonte të parakalonte një makinë tjetër humbi kontrollin dhe doli nga rruga dhe për këtë arsye ai ka marrë asokohe disa dëmtime në trup.





