Armina Mevlani është gjithmonë në qëndër të vëmendjes për shkak të luksit që e shoqëron ngado, jo vetëm në veshje, por edhe në mënyrën e jetesës.

Shpesh ky fakt është komentuar si “sponsorizim” nga djali i ish-kryeministrit Berisha, i dashuri i saj Shkëlzen Berisha.

Ky fakt i është vënë në dukje nga një ndjekës i saj, me  të cilin Armina ka replikuar në “Instagram”. Ai i kërkon ta lerë të qetë djalin e Berishës pasi është duke e futur në sherr me familjen.

“Po ik moj se e more ne qaf dashnorin! jo me trupin Po me publikimet qe ban se esht duke e vra sala” shkruan qytetari.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Mevlanit e cila i hedh poshtë këto zëra duke i kthyer këtë përgjigje:

“Me vjen keq qe bini pre e mediave inekzistente dhe gjerave qesharake qe thone” përgjigjet ajo.