Një gomone rreth 5 metra e gjatë që dyshohet se do të transportonte drogë, është bllokuar mbrëmë nga policia kufitare në zonën e Zvërnecit në Vlorë.
Gomonia është ndjekur rreth një orë dhe mendohet që në bordin e saj kishte dy persona, të cilët duke përfituar nga errësira, janë arratisur.
Burime nga policia bëjnë me dije se në Dalan, rreth 4 kilometra larg vendit ku u gjet gomonia, u gjet e fshehur një sasi lënde narkotike, për të cilën mendohet se gomonia do ta merrte këtë sasi droge për ta trafikuar.
Policia dhe Guardia di Finanza kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për rastin.





