Dy trafikantë droge janë arrestuar në Brindizi nga Guardia di Finanza italiane, pas një ndjekje të gjatë në det të hapur.

Operacioni nisi që mbrëmjen e djeshme dhe përfundoi sot në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Sasia e drogës së kapur është rekord, 4 kuintal hashash në skafin e dy shqiptarëve që vjen më shumë se 4 mln euro në treg.

Sipas mediave italiane, dy skafistët e arrestuar janë italianët Antonio Zecca 51 vjeç dhe Antonio Lacocciolo 66 vjeç.

Të dy janë nga Brindizi dhe të njohur për Policinë italiane. Dyshohet se dy italianët e kanë blerë drogën në Shqipëri dhe janë nisur gjatë natës në vendlindje.

Gjithashtu, Policia po punon për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë shqiptarë.