DURRËS, 23 dhjetor 2014 – Dhuna në familje vazhdon të shfaqet agresive, teksa një 30-vjeçar ngacmon të dashurën, ndonëse për 20-vjeçaren kishte urdhër mbrojtjeje qysh në muajin gusht 2014.
Drejtoria e policisë së shtetit në qarkun Durrës-Krujë njofton se të hënën, më 22 dhjetor 2014, ka filluar procedim penal për shtetasin E. Sh., 30 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale të përndjekjes. Blutë sqarojnë se rreth orës 17.30 të së hënës, 22 dhjetor 2014, shtetasja M. K., 20 vjeç, banuese në Durrës ka denoncuar se E. Sh.-ja e ka kapur për dore dhe e ka ndjekur deri në lagjen nr. 12. Forcat ligjzbatuese bëjnë të ditur se 20-vjeçarja ka pasur dhe një urdhër mbrojtjeje qysh në muajin gusht 2014.
Po këtë ditë, ora 15.30, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për M. K.-në 20 vjeçe, sepse ish-bashkëjetuesi i saj E. Sh., ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





