Tre të rinj nga Durrësi po ndiqen penalisht, pasi akuzohen se kanë kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme.
Në njoftimet e tyre për shtyp, drejtoritë e kufirit dhe migracionit në Korçë e Kukës bëjnë të ditur se kanë kaluar për ndekje penale në prokuroritë vendore 3 të rinjtë nga Durrësi.
Njoftimi i policisë
Më datë 26.09.2017 u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin M.P, vjeç 35, banues ne Ishëm Durrës, pasi dyshohet se më datë 18.09.2017, në Kapshticë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.
Më datë 26.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin A.D vjeç 17, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 25.08.2017, në Qafë Prush, ka kaluar kufirin shtetëror ne mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.
Më datë 26.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin M.S vjeç 18 banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 25.08.2017, në Qafë Prush, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.





