Një tjetër gomone me lëndë narkotike ka rënë në rrjetën e bashkëpunimit mes dy policive, shqiptare dhe asaj italiane.

Në orët e pasdites së djeshme, pas sinjalizimit nga Policia Kufitare Shqiptare për një gomone që lëvizte me shpejtësi në drejtim të Italisë, Frontex me një avion portugez të patrullës, Guardia di Finanza e Pulias me një helikopter dhe dy njësi detare me mbështetjen e Guardia di Finanza në Durrës dhe Vlorë, kanë bërë të mundur bllokimin e një gomoneje 7 m të gjatë me dy motorë nga 150 kuajfuqi në afërsi të Viestes, Foxhia.

Pas sinjalizimeve nga Policia Kufitare Shqiptare dhe Guardia di Finanza e Pulias pas 4 orësh ndjekje, gomonia u kap në Vieste rreth orës 18.30 të mbrëmjes së djeshme.

U sekuestruan rreth 800 kg e ndarë në 42 pako si dhe gomonia, ndërsa u arrestuan në flagrancë dy skafistët shqiptarë me iniciale V.T. 21 vjeç nga Kavaja dhe D.B. 32 vjeç nga Durrësi.

Vijojnë hetimet e përbashkëta për kapjen e bashkëpunëtorëve.