Një shqiptar 42-vjeçar ka mbetur i plagosur gjatë një konflikti me armë me policinë italiane. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në afërsi të komunës Pontecagnano në rajonin e Kampanjës.

Policia italiane ishte vënë në ndjekje të 42-vjeçarit shqiptar i cili së bashku me dy persona të tjerë, kishin grabitur një automjet të tipit “Fiat Cromo”.

Pas një ndjekjeje prej disa minuatsh në autostradë, tre grabitësit kanë braktisur automjetin në mes të rrrugës, duke u larguar në këmbë mes zonave të banuara për t’i shpëtuar forcave të rendit.

Ndërsa polici qëlloi aksidentalisht shqiptarin, dy bashkëpunëtorët e tij ia mbathën e janë shpallur në kërkim.

Plumbi e ka kapur në gjoks 42-vjeçarin dhe ai aktualisht është në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit të Salernos, raportojnë mediet italiane.