Vetëm disa javë më parë ish-deputeti Eduart Ndocaj u ndalua në portin e Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Lezhës.

Ndocaj kërkohej nga Sektori i Krimit Ekonomik të Policisë së Lezhës, pasi akuzohej se nëpërmjet mashtrimit, i kishte vjedhur një shtetasi italian shumën prej 78.000 €.

Por, sot në “Xing me Ermalin”, ish-deputeti teksa fliste për votat që kishte marrë në Korçë në zgjedhjet e 25 qershorit tha se njerëzit mendojnë se iu duhet një deputet si ai dhe jo “banditë siç kishte Tahiri pas vetes.”

Pas kësaj deklarate të Ndocajt, Mamaqi i ka kujtuar ish-deputetit ndalesën që i’u bë në portin e Durrësit. Por, ish deputeti u përgjigj me të qeshura duke thënë se ishte peshk i vogël dhe doli nga rrjeta.

“Është 4-vjeçari i peshqve të madhej, unë isha peshk i vogël dhe dola nga rrjeta.”