Deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Ndocaj ka vizituar qytetin e Durrësit ditën e sotme, për të “vëzhguar” punimet e bashkisë. Por nëpërmjet statusit të tij ironik në “Facebook”, kuptohet që ai ka mbetur shumë i pakënaqur me planin urbanistik të qytetit, duke përdorur dhe një krahasim ironik, që sipas tij do e kishte zili edhe Florida.

Ndocaj publikon këto foto dhe lëshon thumba edhe në adresë të kryebashkiakut Vangjush Dako, të cilit iu kujtua ndërhyrja e Dakos në Kongres për Ben Blushin.

“A thua i kishte mbaruar punët e Durrësit dhe e kishte bërë si Florida”, kritikon deputeti “kaubojs”.

Statusi i deputetit Ndocaj: