Është deputeti i mazhorancës, por kjo nuk e pengon Eduart Ndocajn të deklarojë zyrtarisht se Rama hakmerret ndaj të varfërve. Ndocaj ka publikuar një status në Facebook, ku shkruan se rapsodi Pjetër Lleshi është gjobitur me 3 milionë lekë nga inspektorët e antiduhanit, pasi në ambientin ku ai shet disqe, u gjet një klient duke tymosur duhan.

Por sipas Ndocajs, kjo është hakmarrje nga ana e Ramës, pasi më parë ai e ka përshëndetur kryeministrin me këngën e vëllezërve Lleshi që shajnë qeverinë pikërisht për punë gjobash e taksash.