Një avion pasagjerësh me 30 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit është ulur në një lumë të ngrirë në Lindjen e Largët të Rusisë, me sa duket për shkak të gabimit të pilotit.

Sipas raporteve, askush nuk u lëndua gjatë uljes.

Aeroplani i epokës sovjetike Antonov An-24 i Polar Airlines u ndal sot në mëngjes në një distancë të shkurtër nga toka në lumin e ngrirë Kolyma.

Avioni u ul jashtë pistës së aeroportit Zirianka, në një breg lumi me rërë.

Hetimet fillestare treguan se incidenti ishte për shkak të gabimit të pilotit , thanë prokurorët.

Avioni u nis nga Yakutsk, kryeqyteti i republikës Sakha në Lindjen e Largët të Rusisë, të enjten herët në mëngjes.