Pamjet që po publikojmë janë regjistruar disa minuta më parë në zonën e Brrylit, në Durrës, ku çadrat dhe shezlonget janë “përmbytur” nga rryma detare.
Nuk dihet çfarë e shkaktoi këtë baticë detare brenda pak minutash, që u bë shkak që shumë nga plazhistët të largohen menjëherë nga plazhi.
Ndërkohë burime nga Kapiteneria e portit bëjnë të ditur për “DurrësLajm” se në det të hapur forca e detit është 5 ballë,, por kjo nuk ka ndikuar dhe nuk pritet të ndikojë në vazhdim në lundrimet e trageteve të linjave Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona, që do të udhëtojnë sipas orareve të përcaktuara. Tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas kryejnë sot lundrime të dyfishta për të përballuar fluksin në dalje të pasagjerëve.





