Ndodh edhe kështu, një nuse 40-vjeçare akuzohet se ka dhunuar vjehrrin e saj të moshuar duke i shkaktuar dëme në trup.

Ngjarja është regjistruar në Lezhë, ku pas sinjalizimit të rastit, policia ka bërë arrestimin e gruas.

Policia informon mbi rastin: “Specialistët për Hetimin  dhe Parandalim e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetases V.P., 40 vjeçe,banuese në fshatin Krajen, Lezhë. Arrestimi i saj u bë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike duke i shkaktuar dëmtime vjehrrit të saj shtetasit Z.P.,70 vjeç.”