Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ndodhur ndjekja më e çuditshme që efektivët e policisë kanë bërë ndonjëherë në një autostradë.
Oficerët e Arizonës janë vënë në ndjekje të dy qenve të cilët po ecnin në autostradën e mbushur me makina.
Policia mori një telefonatë nga shoferët e shqetësuar për jetën e tyre. Në bashkëpunim me zjarrfikësit, efektivët shpenzuar rreth 1 orë duke u përpjekur për të kapur qentë.
Njëri prej tyre u kap në autostradë, ndërsa tjetri në park.





