Bëmat e shqiptarëve në vendet fqinje edhe nëpër botë s’kanë të sosur. E fundit vjen nga Italia, ku katër të rinj shqiptarë kanë përfunduar në pranga të enjten në mbrëmje.

Ata akuzohen se kanë vjedhur 25 kuti me kunguj të destinuar për tregtimin e tyre gjatë ditës.

Mediat lokale vendase bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Acerra dhe këto lloj rastesh janë të përsëritura. Për disa kohë, fermerët janë detyruar të ruajnë produktet e tyre për të shmangur grabitjet.

Hajdutët pasi vjedhin produktet bujqësore i tregojnë ato me një çmim shumë të ulët, sigurisht duke korrur vetëm fitimet.

Hetuesit po punojnë për të zbuluar nëse grupi është përfshirë edhe në vjedhje të tjera të këtij lloji, që u ka shkaktuar fermerëve qindra e mijëra euro dëme.