Një mashtruese profesioniste që akuzohet se ka vjedhur nga ushtria e SHBA rreth 100 milionë dollarë, është lejuar të dalë në pension me avantazhet e plota financiare si ushtarake.
57-vjeçarja e dyshuar Janet Yamanaka Mello, thotë tashmë se “ka merituar” paketën civile të pensionit, edhe pse ka përdorur fondet për të rreth 30 shtëpi, makina luksi, e bizhuteri gjatë aktivitetit shtatë ilegal vjeçar.
Ushtria tha se nuk mund të bëjë asgjë kundër paketës së madhe të pensionit të Mello pasi mbrohet nga ligjet federale dhe burokracitë.
“Komanda nuk ka autoritetet për të ndaluar pensionimin e Mello,” tha një zëdhënës për rrjetin lokal San Antonio Express-News.
“Ligji thotë se vetëm nëse personi dënohet për tradhti ose rebelim mund të ndërhyhet në pensionin e tij. Nuk ka autoritet për mohimin e pensionit nëse dënohet për akuza të tjera”.
Avokati i gruas Albert Flores, tha se Mello “e kishte merituar” pensionin e saj. Çështja ritet të zjidhet shpejt pasi gruaja ka bashkëpunuar dhe është e gatshme të shesë disa nga sendet e luksit për të rimbursuar zyrtarët.
Ajo kishte punuar si programuese civile në bazën ushtarake të San Antonio-Fort Sam Houston, dhe prej vitit 2016 kishte krijuar një biznes të rremë ndihme për të rinjtë e fëmijët e ushtarakeve, ku kalonte rregullisht fonde që merrte nga ushtria.
Deri kohët e fundit rroga e saj në ushtri ishte $130,000 në vit. Por shërbimet taksore nisën të dyshonin te biznesi i Mello kur ajo e deklaroi atë në taksat e saj në vitin 2017.
Megjithatë plani i pensionit të saj është i mbrojtur nga sigurua sociale, edhe pse ajo ka vjedhur rreth 100 milionë dollarë duke dorëzuar rregullisht dokumente të rreme për entitetin ku kalonte fondet e ushtrisë.
Mello pretendonte se biznesi i saj jepte shërbime për ish-anëtarë të ushtrisë dhe familjarët e tyre, por në fakt ato shkonin vetëm për të financuar një stil luksoz jetese për veten e saj.
Mello kishte blerë 31 prona të patundshme në Colorado, Maryland, New Mexico, Texas e Washington.
Bashkë me pronat ajo shpenzonte për sende luksi dhe të paktën 80 automjete. Autoritetet sekuestruan gjithashtu rreth $18 milionë dollarë para të thata nga gjashtë llogari bankare të lidhura me të dyshuarën Mello.
Ajo u arrestua në dhjetor për pesë akuza mashtrimi bankar dhe vjedhje identiteti. Gruaja është liruar tashmë në pritje të gjyqit në 12 shkurt.
Nëse shpallet fajtore ajo mund të dënohet me deri në 142 vjet burg, sipas zyrtarëve amerikanë.