Edhe në bregdetin e Vlorës ka ndodhur fenomeni i rrallë i tërheqjes së detit me disa metra.
Në foto shihen varkat e peshkatarëve në rërë, që supozohen të ishin brenda ujit, të cilat janë disa metra larg detit pas baticës.
Ndërkohë i njëjti fenomen ka ndodhur edhe në bregdetin e Shëngjinit.
Teksa vitin e kaluar deti po avanconte duke “gllabëruar” rërën dhe pishat pranë bregut, këtë vit ndodhi fenomeni i kundërt.