26gusht 2015 – Në Virxhinia të SHBA-së, qëllohen live gazetari dhe kameramani. Alison Parker, 24 vjeçe dhe Adam Ward, 27 vjeç u vranë gjatë një transmetimi live këtë mëngjes në Moneta, Virginia, sipas stacionit televiziv ku ata punonin, WDBJ-TV. Autori i dyshuar që ka qëlluar raportohet se është larguar menjëherë nga vendngjarja, teksa nuk dihen motivet e këtij sulmi.

Një video që po qarkullon në internet tregon se si gazetari merr një plagë nga një armë zjarri dhe kameramanit i bien pajisjet që po filmonte. Rreth 40 policë janë duke kërkuar të dyshuarin. Teksa nuk dihet ende gjendja e gruas që po intervistohej.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/