Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Austri, ku skuadra e Salzburgut mposhti ekipin e Lipaja në kualifikimet e Ligës së Kampionëve. Në takimin e zhvilluar ditën e martën, lojtari i Salzburgut aksidentalisht kishte veshur fanellën e skuadrës kundërshtare RB Leipzig. Andreas Ulmer ishte futbollisti i cili ngatërroi fanellën e skuadrës Salzburg me atë të Leipzig. Është ende e paqartë se si si ka ndodhur kjo ngjarje, por në fakt të dyja fanellat e ekipeve janë shumë të ngjashme.