10nentor 2015 – Noterja i jep pronën të vdekurës. Majlinda Jangulli, 47 vjeçe, u arrestua sot nga policia në Dibër për falsifikim dokumentesh. Ajo akuzohet se ka firmosur një dokument që i kalonte një pasuri të paluajtshme një të moshuare, e cila në fakt kishte vdekur disa vite para firmës.
“Nga informacionet që dispononte Sektori për Krimin Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Dibër, ka rezultuar se nga ana e noteres Majlinda Jangulli më datë 26.04.2010, me Nr 1136 Rep, NR. 225/1, Kol është përpiluar një kalim pronësie e paluajtshme ( kontratë shitje) në emër të shtetases N. K. e cila rezulton të ketë vdekur më datë 25.05.2004, gjë e cila është vërtetuar nga certifikata e vdekjes. Gjithashtu po më datë 05.10.2015, është nënshkruar kontrata e shitblerjes numër Nr.3744 Rep. NR. 1217/1 kol, për të cilën shtetasi Q.L nuk ka qenë prezent. Për këtë rast u arrestuar 32-vjeçari Ylber Lami”, bëri të ditur policia e Dibrës.
/portali DurresLajm/