Me dhjetëra qytetarë durrsakë kanë qëndruar sot për disa orë me rradhë në pritje për t’u pajisur me abone.
Madje, njëri prej tyre kishte marrë edhe divan me vete!
Dyndja e qytetarëve për t’u pajisur me abone vjen pas vendimit të Këshillit Bashkiak për rritjen e çmimit të biletës nga 30 në 40 lekë.
Rritja e çmimit penalizon kategoritë në vështirësi ekonomike, por bashkia u justifikua me faktin se do të përmirësohet cilësia e shërbimit në 6 linjat e transportit publik të Durrësit.





