Ky është momenti kur portieri Desi Kruja, i cili luan me ekipin U-18 të Teutës, shënon golin e barazimit për ekipin e tij.
Në aksionin e fundit para portës së ekipit të Vorës, i riu nga Durrësi ka lënë bosh portën e tij dhe është afruar në portën kundërshtare për t’u ardhur në ndihmë shokëve të ekipit.
Ky qe dhe momenti triumfues i Desit që shënoi gol në portën kundërshtare.
Moment drithërues u prit me brohorimat e tifozerisë, ndërsa stoli i rezervave u dynd në fushë për të festuar bashkë me lojtarët e tjerë golin e barazimit në këtë ndeshje të luftuar deri në fund nga ekipi U-18 i Teutës.





