Një tufë elefantësh kanë pirë një pije tradicionale alkoolike dhe kanë rënë në gjumë të thellë për orë të tëra.

Njerëzit e një fshati në Odisha, Indi kur shkuan në pyll për të përgatitur ‘mahua’, një pije tradicionale e vendit, zbuluan se një tufë elefantësh kishin pirë ujin e fermentuar me lulet dehëse dhe ishin në gjumë të thellë.

Fshatarët që jetonin pranë pyllit Shilipada në distriktin Keonjhar panë se gjithsej 24 elefantë, të cilët ishin të dehur dhe po flinin pranë vendit ku lulet mahua mbaheshin në ujë në vazo të mëdha për fermentim.

Një fshatar tha:

Shkuam në pyll rreth orës 6 të mëngjesit për të përgatitur mahua dhe zbuluam se të gjitha vazot ishin thyer dhe uji i fermentuar mungonte.

Gjithashtu zbuluam se elefantët ishin duke fjetur. Ata konsumuan ujin e fermentuar dhe u dehën. Ajo pije ishte e papërpunuar.

Ne u përpoqëm t’i zgjonim kafshët por dështuam. Më pas u informua departamenti i pyjeve. Personeli i departamentit të pyjeve pasi arriti në pyll, përdori daulle për të zgjuar tufën e elefantëve të dehur.

Burimi: newindianexpress