Një episod i çuditshëm është regjistruar në Lushnjë. Ishte minuta e 23-të e ndeshjes, kur portieri Oltjan Haremi i Lushnjës u shtri në fushë duke qenë se nuk mund të vazhdonte ndaj Laçit. Këtu ishte momenti, kur gjyqtari Mikele Dyrmishi sinjalizoi për zëvendësim. Portieri tjetër i Lushnjës, Saugli Alimuçaj, po priste për t’u futur në lojë.
Mes portierit të dëmtuar dhe nga tribuna e Lushnjës pati përplasje, duke kaluar në ofendime. Për këtë gjyqtari Dyrmishi i tregoi Haremit kartonin e kuq. Kështu u prish zëvendësimi për Lushnjën. Më pas duhet të largohej Ribaudo, që të aktivizohej portieri tjetër. Laçi po fitonte 1 me 0, ndërsa përfitoi nga superioriteti numerik për të shënuar sërish në pjesën e parë.





