Një grup djemsh kundër një vajze.
Rrahja tronditëse ka ndodhur në kryeqytetin britanik, Londër, ku një vajzë është dhunuar nga disa djem.
Pamjet anë publikuar nga media britanike, të cilat kanë ngritur shqetësimin se krimi në kryeqytet ka dalë jashtë kontrollit.
Imazhet e filmuara nga kamerat e sigurisë dhe të publikuara nga DailyMail tregojnë momentin kur një grup banditësh rrahin 19-vjeçaren e shtrirë në rrugë, duke e goditur pa mëshirë në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.
Ngjarja ka ndodhur jashtë një dyqani gazetash në South Norwood.
Banda e djemve, e përbërë nga mbi 10 persona e hedh vajzën në tokë dhe lëshon një lumë grushtesh dhe shkelmash. E reja duket e pashoqëruar dhe e paaftë për të mbrojtur veten pasi ajo u sulmua nga të gjitha anët.
Ajo u dërgua më vonë në spital dhe u trajtua për lëndime jo të rrezikshme për jetën, konfirmoi Policia Metropolitane, por mbetet e paqartë se çfarë e shkaktoi përleshjen.
A woman is repeatedly kicked and punched in the head by a group outside a shop yesterday, it is believed to be on Portland Road in South Norwood. Crowds dispersed when police arrived. https://t.co/Ju7SzBnKBw #fyp #news pic.twitter.com/He5B23Nev1
— Scarcity News (@ScarcityStudios) August 29, 2022





