Mbrëmë në fshatin Prapaqan të Komunës së Deçanit, babai ka qëlluar me thikë vajzën e tij, raporton Express.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, te rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje.

“Mbrëmë rreth orës 21:15 min policia është njoftuar për një incident në fshatin Prapaqan. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia ka taku viktimën të cilën menjëherë e ka dërguar në QKMF për trajtim mjekësor.

Viktima ishte sulmuar pas një mosmarrëveshje nga babai me një mjet të mprehtë-thikë. Mjeti që dyshohet që është përdorë është sekuestruar. I dyshuari është arrestuar. Prokurori ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje”, ka thënë Gashi.