Një 11-vjeçar është goditur nga rryma elektrike në një kënd lojërash në Nea Joni, Greqi, këtë të diel.

Sipas ERT, fëmija ka qenë duke luajtur me miqtë e tij kur ka vendosur dorën mbi telat e zhveshur të dalë nga një shtyllë elektrike. Më pas ai është goditur nga rryma dhe ka rënë në tokë.

Nëna e tij e cila ishte më afër ka vrapuar dhe e ka ndihmuar, ndërsa më pas është transportuar në spital. Mjekët kanë deklaruar se vogëlushi është jashtë rrezikut për jetën dhe se ka shpëtuar mrekullisht.