Një 65-vjeçar në Itali ka humbur jetën në varreza, ndërsa kishte shkuar për të varrosur motrën e tij që kishte humbur jetën një ditë më parë.

Sipas mediave italiane 65-vjeçari S.Palermo, ka humbur jetën këtë të martë, pasi pas funeralit të së motrës ka shkuar në varrezat e prindërve për t’u lutur, por aty i ka rrëshqitur këmba dhe ka përplasur kokën në asfalt.