Vonesat dhe anulimet e nisjes së fluturimeve për shqiptarët janë kthyer tashmë në një shqetësim të zakonshëm.
Rasti më i fundit vjen nga një avion i linjës Tiranë-Pisa, i planifikuar për t’u nisur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00.
Pasi kanë ndenjur për rreth 1 orë brenda në avion, pasagjerëve u është thënë se fluturimi nuk do të kryhet, një vendim ky i pa shoqëruar me ndonjë motivacion.
Ky është denoncimi i mbërritur në redaksinë e “DurrësLajm”, i shoqëruar edhe nga pamjet filmike amatore të xhiruara nga vetë qytetarët.
Kjo video tregon momentin kur këta të fundit debatojnë me personelin, që u ka kërkuar të zbresin nga avioni.