Policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të 30 marsit 2019 në qytetin e Vlorës, ku në oborrin e një banese shpërtheu lëndë eksplozive.

Sipas policisë, autori është djali i pronarit të banesës. Në kërkim është shpallur i riu me iniciale E.O., i cili i vendosi tritol banesës së të atit me iniciale F.O. Nga shpërthimi pati vetëm dëme të vogla materiale dhe asnjë person nuk u lëndua.

Nga hetimet e deritanishme rezulton që ngjarja të ketë ndodhur për shkak të një konflikti pronësie mes djalit dhe babait. Uniformat blu po punojnë për të arrestuar të riun.