Një viç ka lindur me dy koka në qytetin e Elbasanit. Lindja e viçit ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 14:00 dhe ka shkaktuar habinë e banorëve të zonës.

Sipas raportimeve në redaksinë e JOQ.al bëhet me dije se si viçi edhe lopa nuk kanë mundur të mbijetojnë pas lindjes. Të dy kanë ngordhur ndërsa për veterinerin e zonës kjo ka qenë hera e parë që asistonte në një lindje të tillë, edhe pse ky fenomen nuk ka ndodhur për herë të parë në Elbasan.

Mutacione të tilla janë përsëritur disa herë në këtë qytet, duke mos u ditur me siguri shkaqet që çojnë pikërisht në këtë fenomen.