Një 41-vjeçar banues në Xhafzotaj ka kryer një ditë më parë një akt të paprecedentë.
Mësohet se ai ka thyer xhamat e lokalit të tij tek “Katër rrugët e Shijakut” dhe më pas ka tentuar vetëvrasjen duke konsumuar helm. Fatmirësisht mdodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Policia po heton për të zbardhur arsyen që e shtynë drejt dy veprimeve absurd.
Njoftimi i policisë:
Më datë 29.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.H, vjeç 41, banues në Xhafzotaj, pasi dyshohet se, në Katër-Rrugët e Shijakut, ka thyer xhamat e lokalit të tij dhe ka tentuar të pijë lëndë helmuese, i cili ndodhet në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën. Neni 99 e 22 të Kodit Penal.





