Një person që ndodhej në paraburgimin e burgut të Drenovës ka ndërruar jetë gjatë mbrëmjes së djeshme.
Bëhet fjalë për qytetarin Ymer Bejkolli, i cili kishte shfaqur shqetësime dhe pas disa orësh në spital ka ndërruar jetë.
Burime nga policia bëjnë me dije se i paraburgosuri ka ndërruar jetë ditën e djeshme, për shkak të një hemorragjie cerebrale.
Ai ishte arrestuar për vjedhjen e disa objekteve kulti si kishë e xhami në Korçë.





