Deputeti demokrat Xhelal Mziu ka deklaruar se nuk ka konflikt me asnjë person, pasi i vendosën eksploziv në murin rrethues së banesës së tij.

Para policisë, Mziu ka theksuar se në ato momente ndodhej në banesë vetëm me bashkëshorten e tij. 

Ndërkohë që më tej ka shtuar se nuk ka dyshime në asnjë person konkret që mund të jetë pas ngjarjes. Shpërthimi në murin rrethues së banesës së deputetit demokrat Xhelal Mziut ka ndodhur pak pas mesnate.