Kreu i qeverisë, Edi Rama nuk do ta votojë këtë të martë në parlament Sandër Lleshin si zëvendësministër-ministër sipas ish-kryeministrit Sali Berisha.
Berisha shkruan në Faceboo se shkak për tërheqjen e Ramës, është bërë një takim i fshehtë mes ministrit të Brendshëm të dorëhequr, Fatmir Xhafaj dhe Presidentit, Ilir Meta.
POSTIMI I BERISHËS
Ndodhi pas mesnate!
Terhiqet me bisht nen shale Kallam Deshtaku!
Te dashur miq, Kallam Deshtaku nuk do votoje sot ne parlament, ashtu siç rrahu dy dite me rradhe gjoksin dhe paralajmeroi ne nje sfide shah – mat se do votonte ne parlament Sander Lleshin si zevendesminister-minister.
U terhoq, u palos pas nje takimi te fshehte falenderues Meta-Xhafa te zhvilluar ne rrethana te mistershme, e zuri barku trimoshin e siçilisteve. Zhvillime interesante!?!? sb





