29 dhjetor 2014 –  Numri i viktimave në tragetin në flakë, Norman Atlantic ka shkuar në 10. Autoritetet italiane janë të shqetësuar, sepse tashmë ato kanë prova, që në target janë imbarkuar ilegalisht persona, që nuk janë as në listën e ekujpazhit as në listën e pasagjerëve. Dy klandesinë afganë janë ndër personat e parë, që u ndihmuan nga Roja Bregdetare italiane në një nga barkat e shpëtimit. Njëri prej afganëve, krahas gjuhës Pashtun arrin të komunikojë edhe në gjuhën Urdu.

Pikërisht në Urdu ka komunikuar me anëtarë të agjensive ligjzbatuese italiane me përvojë nga Afganistani (Pakistani) dhe që kanë njohuri elementare në Urdu.

Sipas klandestinit afgan në garazhin e tragetit në hapësirën, ku ishin braguar kamionët me vaj ulliri ka parë të shtrirë për tokë të paktën dy trupa meshkujsh. Afgani ngul këmbë, që trupat i përkisnin njerëzve të bardhë (europianë).

Ndër kurdët, sirianët apo egjyptianët ka mjaft persona të bardhë (raca kaukaziane), por dy trupat mund t’i përkasin edhe shqiptarëve. Theksojmë se disa nga kamionët e ngarkuar në traget ishin transit për në Angli.

Klandestinët shqiptarë në jo pak raste kanë dëmtuar shëndeti,n madje kanë humbur dhe jetën duke u mbytur apo djegur të gjallë, duke u përpjekur të arrijën “Eldoradon” e re, Anglinë.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/