Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që kryejnë ndotje të ajrit, me pasoja për shëndetin e qytetarëve, policia bën me dije se ka arrestuar dy persona ndërsa procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit:
Sh. T., 57 vjeç dhe S. Z., 65 vjeç, banues në Kameras, Fushë Krujë, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin Sh. Sh., 45 vjeç, banues në Krujë.
Këta shtetas, më datë 04.03.2020, në Krastë, Krujë, në një gropë gëlqereje po digjnin mbetje të ndryshme, duke shkaktuar tym e gazra dhe arome të rëndë, të dëmshme për shëndetin e qytetarëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.





