Efektivët e Krujës kanë arrestuar në flagrancë gjashtë shtetas dhe kanë nisur procedimin në gjendje të lirë për një tjetër, pasi digjnin furra gëlqereje pa leje, duke ndotur ambientin.

Të arrestuarit janë:

• S.L. 17 vjeç, banues në Borizanë, Krujë.

• E. Balla 20 vjeç, banues në Borizanë, Krujë.

• D. Sefa 18 vjeç, banues në Borizanë, Krujë.

• B.Seferi 40  vjeç, banues në Zgërdhesh, Krujë.

• M. Seferi 68 vjeç, banues në Zgërdhesh, Krujë.

• G. Halili 41 vjeç, banues në Halil, Krujë.

Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit B.A. 45 vjeç, banues në Halil, Krujë.

“Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar ditën e djeshme në Borizanë, Zgërdhesh dhe Halil, Krujë u kapën në flagrancë duke djegur furra gëlqereje pa leje, duke ndotur ambientin. Kontrolle të tilla do vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, bën me dije policia e Durrësit.