Policia Bashkiake e Durrësit ka paralajmëruar të gjithë ata persona apo subjekte që ndotin mjedisin se do të ndëshkohen.

Mësohet se efektivët kanë kapur në flagrancë dhe kanë gjobitur njësitë tregtare që hedhin mbeturina jashtë orarit të përcaktuar dhe jashtë konteinerëve përkatës.

“Policia bashkiake e Durrësit është e vendosur në zbatimin e detyrave të saj dhe ndëshkimin e të gjithë atyre personave apo subjekteve që ndotin mjedisin. Kjo polici ka kapur në flagrancë dhe ka gjobitur njësitë tregtare që hedhin mbeturina jashtë orarit të përcaktuar dhe jashtë konteinerëve përkatës. Të gjithë njësitë tregtare kanë një orar të përcaktuar për të hedhur mbeturinat që është koha pasi mbyllen. Bashkia e Durrësit i bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe subjekteve që të mbajnë sa më pastër mjedisin. Për çdo shkelje të ligjit me pasojë ndotjen e mjedisit, qytetarët mund të denoncojnë në numrin fiks të Policisë Bashkiake, 052232250.”