Ndotet akuariumi në portin e Durrësit. Situata alarmante e krijuar në portin më të madh e të rëndësishëm të vendit është denoncuar këtë të shtunë në redaksinë e “DurrësLajm.

Sipas denoncuesve, por edhe pamjeve të qarta që përcjellin këto foto, akuariumi është ndotur nga vajrat e derdhura në terminalin e kontejnerëve, në një sasi të madhe me mbi rreth 1 ton vajra hidrokarburesh.

Bëhet fjalë për një ndotje të rëndë dhe të shpërndarë në sipërfaqe të madhe, ndërsa nuk dihet ende nëse është marrë ndonjë masë nga ana e autoriteteve.

Terminali i kontejnerëve është në menaxhim nga DCT (Durrës Container Terminal), një kompani koncesionare e cila operon këtë terminal që prej shkurtit të vitit 2013. Ajo operon në një sipërfaqe prej 55.000 m² me një kapacitet vjetor prej 180.000 TEU.